Atletico Madrid njoftoi se një nga tifozët që hodhi një objekt në fushë gjatë derbit me Real Madridin nuk do të mund të ndjekë më ndeshjet e tyre.
Ja çfarë thuhet në qëndrimin zyrtar të Atletico Madridit:
“Klubi ka pezulluar përgjithmonë si anëtar personin e identifikuar dje nga policia, në bashkëpunim me departamentin tonë të sigurisë, si përgjegjës për hedhjen e një objekti gjatë derbit me Realin. Departamenti ynë i sigurisë po vijon punën me policinë për të identifikuar individë të tjerë të përfshirë, të cilët do të dëbohen përgjithmonë sapo të zbulohen.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha burimet tona për ta zhdukur këtë lloj sjelljeje. Nuk duhet të lejojmë që disa individë të njollosin imazhin e një klubi unik”.
/GazetaBlic Sport