Sporti

Fonseca: Na pret ndeshje e vështirë ndaj Leverkusenit, por unë gjithmonë kam besim

09/30/2024 21:28
nga:Lorik J

Paulo Fonseca ka shpjeguar se çfarë duhet të presë kur AC Milan të përballet me Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma. 

“Nuk mund të them se mënyra jonë e të luajturit do të jetë gjithmonë e njëjtë, por qëllimet janë pothuajse gjithmonë të njëjta. Mund të flasim më thellë për këtë më vonë, është pak herët për ta bërë këtë tani,” tha Fonseca.

“Unë kam gjithmonë besim. Është një lojë ndryshe. Është e vërtetë që kemi bërë mirë në ligë në ndeshjet e fundit, por Seria A është shumë e ndryshme nga ndeshjet që do të përballemi në Champions League. Kur flasim për skuadrat italiane, ne gjithmonë themi të njëjtën gjë – skuadrat italiane janë të mira në mbrojtje dhe kundërsulm”.

Fonseca shpjegoi gjithashtu se shiriti i kapitenit të AC Milan mund t’i jepet një lojtari tjetër kundër Bayer Leverkusen. Rafael Leao e mori këtë nder herën e fundit.

“Kur mbërrita këtu, vura re se kapitenët janë ata që luajnë më shumë ndeshje. Dua ta respektoj këtë, por gjithashtu dua që lidershipi të ndahet, të shpërndahet më shumë. Ne kemi aftësinë t’u japim shiritin e kapitenit shumë lojtarëve. Nesër me siguri shiritin do ta mbajë një lojtar tjetër, kemi pesë opsione të mundshme”, përfundoi trajneri.

/GazetaBlic Sport