Lajme

Musliu-Shoshi në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, u parashtron pyetje dy top-zyrtarëve

09/30/2024 16:48
nga:G C

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi njoftoi për pjesëmarrjen e saj në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me ç’rast njoftoi se ka parashtruar pyetje edhe ndaj dy top-zyrtarëve të organizatës të cilët do t’i adresohen sesionit.

“Sesionit do të i adresohet Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë dhe njëherit President i Komitetit të Ministrave! Për të dy personalitet kam parashtruar edhe pyetje të cilat, nëse më vjen radha të flas do të i ndaj me ju”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Sot në SESIONIN VJESHTOR te ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS që si zakonisht mbahet ne STRASBURG tërë javën!

Gjatë këtij sesioni do të ketë takime të grupeve politike, komiteteve, dhe sesioni plenar ku do të trajtohen debate lidhur me Azerbajgjanin, Ukrainë dhe Gaza!

Po ashtu do diskutohet edhe për “Propagandën dhe Lirinë e informacionit në Evropë.”

Sesionit do të i adresohet Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë dhe njëherit President i Komitetit të Ministrave!

Për të dy personalitet kam parashtruar edhe pyetje të cilat, nëse më vjen radha të flas do të i ndaj me ju.