Lajme

Bajqinovci-opozitës: Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë – përballja me ta nuk është thjesht betejë politike

09/30/2024 12:44
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se përballja me Serbinë dhe Vuçiqin në arenën ndërkombëtare është luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës dhe jo betejë politike, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se përpjekjet e opozitës për ta penguar këtë qeveri, janë përpjekje për sabotim të interesave të popullit dhe se Serbia dhe Vuçiqi s’do ta kontrollojnë veriun asnjëherë.

Postimi i tij i plotë:

Përballja me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit në arenën ndërkombëtare nuk është thjesht betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Opozita duhet të kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar këtë qeveri janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit. Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë.

Nuk do të lejojmë asnjë hap pas në të drejtën tonë për të mbrojtur çdo centimetër të këtij vendi.