Lajme

Tahiri kritikon Kurtin: Në Amerikë bëri fushatë politike – asnjë njohje ndaj Kosovës prej se e kemi këtë qeveri

09/30/2024 09:19
nga:G B

Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Kurti për mos sjellje të njohjeve, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti bëri fushatë politike në SHBA dhe jo fushatë diplomatike, ndërsa që për këtë mandat të qeverisë s’kemi marrë asnjë njohje.

Postimi i saj i plotë:

Kreu i shtetit beri fushate politike ne Amerike dhe jo fushate diplomatike- nuk solli asnje njohje- prej se kemi kete qeveri nuk ka ardh asnje njohje per Kosoven- vendnumrim i papare!