Lajme

Bajrami i reagon Sveçlës për tenderin një burimor: 10 milionë euro në procedurë të hapur, 15 ia dhatë në të mbyllur

09/29/2024 12:29
nga:G B

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur ndaj ministrit Xhelal Sveçla, për tenderin njëburimor 15 milionë euro, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se as Rusia as Serbia, e as bombat atomike nuk mjaftojnë për ta fshehur korrupsionin me tenderat sekret të kësaj Qeverie.

Ajo ka thënë se ministri mbrëmë tha të pavërtetë kur tha se nuk i di detajet e këtij tenderi, të cilin ai e ka nënshkruar.

Ajo ka shtuar se atë tender e kanë dhënë në vlerë 10 milionë euro në procedurë të hapur, ndërsa ia kanë dhënë 15 milionë në procedurë të hapur.

Bajrami ka thënë se ky është korrupsioni që po bëhet me kontrata sekrete dhe LDK është kundër këtyre.

Postimi i saj i plotë:

As Rusia as Serbia, e as bombat atomike nuk mjaftojnë për ta fshehur korrupsionin me tenderat sekret të kësaj Qeverie.

Vetëm në një tender në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndwrrimi nga procedura e hapur në atë sekrete i kushtoj buxhetit të shtetit 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro.

Kjo është historia e tenderit 15 milionësh në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të cilin ministri mbrëmë tha “nuk i di detajet”. Ja detajet minister:

Në viti 2017 blerja e licensave të Microsoft-it ishtë bërë me procedurë të hapur, ashtu siç e kërkon Ligji i Prokurimit Publik, kontratë tri vjeçare, në atë kohë tenderin e kishte fituar operatori ekonomik/kompania vendore “Cacttus” që kishte ofruar çmimin me të ulët 9 milionë e 529 mijë e 174 euro.

Në vitin 2020 prapë për blerje të licensave të Micosoft-it përmes një procedure të hapur, tenderin e fiton kompania nga Shqipëria ‘Infosoft Systems’, por kësaj radhe jo çmimi me i ulët sepse në garë kanë qënë edhe dy operatorë me çmim më të ulët se operatori fitues ‘Infosoft Systems’, por sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme ata nuk i kishin plotësuar të gjitha kërkesat e tenderit. Pra në vitin 2020 përmes procedurës së hapur ‘Infosoft Systems’ e furnizon Ministrinë e Punëve të Brendshme me licensa të Microsift-it për tri vite me çmim prej 10 milionë e 295 mijës e 243 euro.

Çka ndodhë në vitin 2023 është se Ministria e Punëve të Brendshme nuk shpallë më tender, duke eleminuar kështu çdo garë mes operatorëve ekonomik dhe kontratën e negocion vetëm me kompaninë ‘Infosoft Systems’, të cilën veçse e kishte brenda nga viti 2020, por tash kjo kontratë për kohën e njëjtë, mallin e njëjtë i kushton buxhetit të Kosovës hiç me pak se 14 milionë e 988 mijë e 509 euro.

VËMENDJE: E njëjta kompani me procedurë të hapur 10 milionë e 295 mijë e 243 euro, ndërsa me procedurë të mbyllur/kontratë sekrete 14 milionë e 988 mijë e 509 euro, dmth, dallimi është 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro.

Ky është korrupsioni që po bëhet me kontrata sekrete. Kjo është arsyeja që LDK është kundër kontratave sekrete.

Ministri mbrëme kur u pyet nga Jeta Xharra për këtë tender tha se ”nuk i di detajet”, kjo është e pavertëtë sepse ai e ka nënshkruar këtë kontratë, Ligji i Prokurimit Publik ia kërkon ministrit me nënshkru çdo kontratë që ëshë në vlerë mbi 250 mijë euro, ndërsa si arsye për procedurën sekrete që i kushtoj buxhetit gati 5 milionë euro.