Lajme

Vrasja e Nasrallahut, Netanyahu e quan “pikë kthese historike”

09/29/2024 08:53
nga:G B

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli “e zgjidhi llogarinë” me vdekjen e liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah, duke e quajtur atë një “pikë kthese historike”.

Netanyahu i bëri këto komente pas kthimit në Izrael nga udhëtimi i tij në OKB në Nju Jork.

Ai e përshkruajti vrasjen e Hassan Nasrallah si një “pikë kthese historike”.

Sipas tij, Izraeli kishte “larë hesapet” me ata që ishin përgjegjës për vdekjen e “izraelitëve të panumërt” dhe shumë qytetarëve të huaj, raporton BBC.