Lajme

Biden: Është koha për armëpushim

09/29/2024 07:04
nga:G B

Presidenti amerikan Joe Biden është pyetur nëse një inkursion tokësor izraelit në Liban është i pashmangshëm.

Ai u përgjigj: “Është koha për një armëpushim”.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen sulmeve me raketa ndaj anijeve luftarake amerikane në Detin e Kuq, Bideni shtoi: “Ne po reagojmë”.

Ai kështu u shpreh derisa po fliste në Rehoboth Beach, Delaware, raporton Sky News.