Lajme

Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Gjirokastër

09/28/2024 11:53
nga:E K

Është gjetur pa shenja jete një person i moshës 60-vjeçare, në banesën e tij në Gjirokastër,

Bëhet e ditur se ai kishte probleme shëndetësore dhe ishte i paralizuar, shkruan Euronews.al.

“Shërbimi zjarrfikës u njoftua rreth orës 9:15 të kësaj të shtune se 60-vjeçari Andrea Dedi ishte bllokuar në banesën e tij në lagjen “Varosh”. Ai kishte probleme shëndetdore dhe ishte i paralizuar”.

“Efektivët zjarrfikës bënë të mundur hapjen e derës së banesës dhe në mjediset e brendshme u gjet 60-vjeçari i cili kishte ndërruar jetë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet tutje në njoftim.