Lajme

Haxhiu: Zgjedhjet i fiton Bedri Hamza, LVV ashtu si ka humb në zgjedhjet lokale do humbë edhe në ato parlamentare

09/27/2024 21:23
nga:Sh R

Në sondazhin e fundit nga UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me mbi 49 për qind të mbështetjes qytetare. Kështu së paku ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ku thotë se UBO i shpenzon parat e pagesës për dëshirën e vet, por zgjedhjet do i fitoj Bedri Hamza.

Haxhiu thotë se Lëvizja Vetvendosje ashtu siç i ka humb zgjedhjet lokale do i humb edhe ato parlamentare.

Ndër të tjera thekson se sondazhet e porositura me pagëse nuk e përcaktojnë fituesin në zgjedhje, atë e vendosin qytetarët me 9 shkurt.

“UBO i shpenzoft paret e pageses per deshiren e vet, zgjedhjet i fiton Bedri Hamza. Ashtu siq i ka humb zgjedhjet lokale LVV do ti humb edhe zgjedhjet parlamentare. Sondazhet e porositura me pagese nuk e percaktojn fituesin e zgjedhje, atë e vendosin qytetarët me 9 Shkurt 2025”, tha Haxhiu për GazetaBlic.

Sadiku: LVV shkon diku te 41 për qind

Albulena Haxhiu: Sondazhi i fundit e vë Vetëvendosjen me mbi 49% të votave – pa mërgatën