Sporti

Armand Duka ‘me 100 fytyra’: Dikur akuzonte popullin serb për thirrje gjenocidiale, sot bashkëorganizator me të njëjtit

09/27/2024 20:16
nga:Mergim Rreci

Organizimi i përbashkët i Kampioniatit Evropian U21 të vitit 2027 mes Shqipërisë dhe Serbisë, ka sjellur reagime të mëdha.

Nga ‘Tifozat Kuq e Zi’ deri tek pothuajse çdo tifo-grup nga të gjitha trojet shqiptare kanë reaguar, madje duke paralajmëruar edhe masa ndaj këtij vendimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Ajo që bie në sy është kundërthënia e madhe që Armand Duka ka me deklaratat e tij vetëm pak vite më parë, në veçanti pas ndeshjes Serbi – Shqipëri, në Beograd, atje ku ishin dhunuar fizikisht futbollistët dhe stafi i kombëtares.

Pas asaj ndeshje, Duka kishte deklaruar se droni i shfaqur nuk ishte një provokim për tifozët serbë, të cilët kishin bërë thirrje gjenocidiale dhe thirrje për vasjen e shqiptarëve.

Provokim në një stadium që kishin më shumë se 90 minuta me kore raciste dhe thirrje për gjenocide “Vritini shqiptarët sa të mos mbesë asnjë!” “ Kosova është Serbi”, me goditje me sende të forta, me një himn që nuk kuptohej asnjë notë. Unë e kam zakon të këndojë himnin në çdo ndeshje, për vetë situatën që u krijua dëshiroja ta këndoja më shumë, por nuk munda dot se nuk dëgjova asnjë notë. Ato lloj fërshëllimash dhe ulërimash nuk i kam dëgjuar kurrë.Të quash një provokacion një banderolë që erdhi..”, kishte deklaruar Duka në vitin 2014, në emsionin “Jamais Vu” me Mustafa Nanon. (LINKU).

Nëse analizojmë këtë deklaratë, atëherë është lehtësisht e nënkuptueshme se me cilin vend ai tashmë ka zgjedhur të bashkëpunojë, pra me një vend që bën thirje për vrasjen e tij dhe shqiptarëve, një vendi që propagandon dhe ka synime pushtuese e agresioni ndaj Kosovës, një vendi që në fund të fundit, Armand Dukën nuk do ta lë kurrë ta dërgjojë himnin e shtetit të tij shqiptar.

/GazetaBlic Sport/