Sporti

Slot konfirmon se ylli i skuadrës është rikthyer nga lëndimi

09/27/2024 13:09
nga:E K

Alisson Becker pati probleme me lëndimin dhe mungoi dy ndeshjet e fundit të Liverpoolit.

Portieri brazilian humbi sfidën e Premier Leagues ndaj Bornemouthit dhe atë të Carabao Cup.

Mirëpo trajneri i “The Reds” ka dhënë një lajm të mirë sa i përket portierit brazilian.

Në prag të ndeshjes ndaj Wolves ai do të jetë gati t’i shërbejë klubit të tij.

Slot gjatë një konference për media para kësaj ndeshje tha se ai tashmë ka stërvitur me ekipin dje.

“Ai ishte kthyer tashmë në stërvitje me ekipin dje”, thotë Slot.

Liverpooli do të luaj nesër në udhëtim tek Wolvesi me fillim nga ora 18:30, kurse në mesjavë do të përballet me Bolognan në Ligën e Kampionëve.