Lajme

Arifi: Lufta kundër kontrabandës në Veri, jo vetëm e drejtë por edhe obligim i Qeverisë!

09/27/2024 11:43
nga:Y I

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, ka vendosur pengesa të pjesshme tek ‘Ura e Bërnjakut’ për të mos lejuar kalimin e kamionëve.

Kjo u bë me qëllim të parandalimit të kontrabandës së mallrave.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani tha se këtë pasdite do të vendosen dhe pengesa të tjera në rrugë ku ekziston mundësia e kontrabandimit me mallra.

“Janë mbi 60 rrugëve ilegale që janë përdorë për kalimin e kontrabandës së mallrave. Mbi 25 rrugë i kemi bllokuar, kështu që do të vazhdojmë punën tonë në kuadër të veprimit sipas ligjit e që në atë zonë kemi të bëjmë më shumë me kontrabandë me mallra. Nuk do të paraqesë vështirësi për qytetarët që të lëvizin me vetura të vogla pasi nuk është pikë kalim zyrtar por konsiderojmë në mas të madhe në parandalimin e veprave penale që kanë të bëjnë me kontrabandimin e mallrave” ka deklaruar Elshani.

Por a mund të nxise kjo tensione të reja në veri?

Ish-diplomati, Avni Arifi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se lufta kundër kontrabandës është jo vetëm e drejtë por edhe obligim i Qeverisë.

Arifi tha se një aksion i harmonizuar i të gjithe mekanizmave të sigurisë është garancë se aksioni do te jetë i suksesshëm.

“Lufta kundër kontrabandës është jo vetëm e drejtë por edhe obligim i Qeverisë. Në veri ka mekanizma të ndryshme të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare. Asnjë prej tyre nuk është kundër eliminimit të kontrabandimit. Një aksion i harmonizuar i te gjithe mekanizmave te sigurise eshte garance se aksioni do te jete teresisht i suksesshem dhe mundesia e incidenteve do te ishte shumë e vogel” deklaroi Arifi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Avni Arifi, Ish-diplomat!