Sporti

Dardan Çaka do ta drejtojë derbin mes Gjilanit dhe Prishtinës, Ajeti tek ndeshja Llapi – Suhareka

09/26/2024 17:15
nga:Mergim Rreci

Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Dista ndeshje interesante janë në program, atje ku pritet të ketë gola dhe spektakël.

Derbin e kësaj jave që do të zhvillohet mes Gjilanit dhe Prishtinës, do ta drejtojë njëri nga gjyqtarët më të mirë në futbollin kosovar, Dardan Çaka, teksa anësorët do të jenë Arbnor Bullatovci dhe Zgjim Rrahimi.

Në “Zahir Pajaziti”, drejtësinë mes Llapit e Suharekës do ta ndajë Mentor Ajeti, bashkë me anësorët Altin Zhegrovën e Bekim Ramën.

Në Klinë, Dukagjini do ta pret Dritën, ku për këtë duel, FFK-ja gjyqtar kryesor e ka caktuar Erdall Zasellën, me dy anësorët Fatulm Berishën e Gzim Mehmetin.

Teksa në Suharekë, aty ku Ballkani e pret Ferizajn, drejtësia në fushë i është besuar Vigan Ibërdemajt, teksa në krahët e tij do të jenë Edmond Zeqiri dhe Alban Ejupi.

Feronikeli do ta pret në Drenas, Malishevën, në ndeshjen ku gjyqtari kryesor është Mervan Bejtullahu, ndërsa dy anësorët do të jenë Granit Hyseni e Kastriot Peci.