Sporti

Rafael Leao iu përgjigjet kritikëve: Mundohen të ma heqin buzëqeshjen nga fytyra, por nuk munden!

09/26/2024 09:05
nga:Lorik J

Rafael Leao kishte një mesazh për kritikët e tij pasi ndihmoi AC Milan të mposhtte Interin në derbin e Milanit.

Leao është kritikuar shumë nga fansat dhe mediat për qëndrimin dhe performancën e tij.

Reprezentuesi portugez ka postuar një foto në Instagram me një mesazh interesant: “Ata përpiqen të më heqin buzëqeshjen nga fytyra… Por nuk munden, kjo është forca ime”.

25-vjeçari ka kontribuar me një gol dhe tre asistime për Milanin deri më tani këtë sezon në gjashtë ndeshje.

Ai është lojtari më i paguar në skuadrën e kuqezinjve dhe së fundmi nënshkroi një kontratë të re deri në qershor 2028, me një klauzolë lirimi që besohet të jetë 175 milionë euro.

/GazetaBlic Sport