Sporti

Henry: Njerëzit po paguajnë shumë për të shikuar ndeshjet – lojtarët po lodhen dhe po qëndrojnë në stol

09/25/2024 13:02
nga:Lorik J

Mbushja e kalendarit me ndeshje futbolli po bëhet problem në rritje jo vetëm për futbollistët, të cilët janë gjithnjë e më të lodhur për shkak të paraqitjeve të shumta, por edhe për publikun, i cili për shkak të lodhjes nuk ka mundësi t’i shohë paraqitjet e mira të tyre.

Për këtë ka folur edhe Thierry Henry në studion e CBS.

Shumë besojnë se viktimat e fundit të kalendarit të ngjeshur janë ylli i Manchester City, Rodri dhe portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen. Të dy pësuan dëmtim të ligamentit të gjurit dhe të dy ndoshta tashmë kanë përfunduar sezonin që sapo kishte filluar.

Henry paralajmëron: “Aspekti fizik i lojës. Njerëzit duan të shikojnë Kupën e Botës çdo dy vjet. Unë dua të them një gjë. Ju dëshironi të luani Kupën e Botës çdo dy vjet? Njerëzit nuk mendojnë për aspektin mendor të lojës. Çfarë do të thotë, që këto lojëra kërkojnë nga ju fizikisht, por mendërisht është e vështirë të rikuperoheni, veçanërisht nëse ju jeni udhëheqësi i ekipit dhe nuk është e lehtë të keni shumë lojëra”.

“Kur je ti ai që pritet të bësh atë që të kërkohet, është e vështirë. Ti kthehesh në shtëpi, ndjen se ke dështuar. Ndihesh i lodhur për shkak të pritshmërive dhe ndonjëherë i sheh lojtarët që luajnë pa e shijuar lojën”, vazhdoi ai.

“Shikoni Kampionatin Evropian. A ju pëlqeu? Lojtarët më të mirë ishin të lodhur. Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit, ata ishin të lodhur. Unë nuk dua ta shikoj. Dua të shoh a arrijnë më së miri atë që synojnë të bëjnë, kjo është arsyeja pse njerëzit paguajnë para të mëdha kur shikojnë Manchester Cityn në fillim të sezonit, nuk dua të shoh më të mirët në stol, ju lutem”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport