Lajme

Kurti udhëton në ShBA për Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

09/25/2024 09:07
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

“Gjatë qëndrimit në ShBA, Kryeministri Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz gjithashtu do të takojnë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës atje”.

Kurti po ashtu do të mbajë ligjëratë në Universitetin e Yale-t mbi rrugëtimin demokratik të Kosovës pas çlirimit.