Lajme

Publikohet një video e rreshterit Afrim Bunjaku, ku shihet duke patrulluar në rrugët e Zveçanit

09/24/2024 13:10
nga:G C

Rreshteri Afrim Bunjaku është kujtuar sot nga familjarët, miqtë dhe udhëheqësit shtetëror në një vjetorin e vrasjes së tij.

Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 nga grupi terrorist serb, të cilët të armatosur kishin sulmuar Policinë e Kosovës në Banjsë të Zveçanit.

Në media sot u publikua një video, ku shihet rreshteri Bunjaku duke patrulluar në rrugët e Zveçanit.

Ai shihet i shoqëruar me kolegët e tij, derisa bëjnë disa patrullime në atë zonë.

Ndryshe, sot më 24 shtator 2024 është bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku si pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një tjetër u plagos dhe një u lëndua.

Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq, person ky i afërt me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vetë Radoiçiq, përmes avokatit të tij kishte pranuar se ishte organizator dhe pjesëmarrës në sulm.

Deri tani, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.