Lajme

Tomë Gashi vjen me apel për votuesit në Kosovë

09/23/2024 13:27
nga:G C

Avokati Tomë Gashi ka bërë një apel të fortë për qytetarët që do të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Ai në një intervistë për GazetaBlic, sugjeroi që votuesit të vizitojnë veriun e Kosovës para se të vendosin për preferencat e tyre politike, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për Qeverinë e Albin Kurtit dhe Lëvizjen Vetëvendosje (VV).

Gashi shprehu besimin se VV do të duhej të fitonte më shumë se 51% të votave, duke e vlerësuar qeverisjen aktuale si të suksesshme për vendin.

“Kushdo që voton më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, unë i kisha propozuar që fillimisht të shkojë në veri, pastaj të kthehet dhe të votojë për kë të do, por në prizmin tim, Qeveria në krye me Albin Kurtin dhe VV’në do të duhej të fitonte më tepër se 51% sepse rezultatet në Republikën e Kosovës janë tepër tepër të mira”

Ai theksoi se “secili që e don vendin e vet” duhet të punojë për ruajtjen e integritetit shtetëror, duke përmendur se “toka jonë është e shenjtë”.