Lajme

Zelensky i Ukrainës shkon në Amerikë me ‘planin e fitores’

09/23/2024 08:48
nga:G C

Presidenti ukraianas Volodymyr Zelensky udhëton në Shtetet e Bashkuara për të përcaktuar një “plan fitoreje” për aleatin e tij më të ngushtë këtë javë, në një përpjekje urgjente për të ndikuar në politikën e Shtëpisë së Bardhë në luftën e Ukrainës me Rusinë, pavarësisht se kush I fiton zgjedhjet në SHBA në nëntor.

Udhëheqësi ukrainas ka thënë se dëshiron t’ia paraqesë planin presidentit Joe Biden dhe dy pasardhësve të tij të mundshëm, Kamala Harrisit dhe Donald Trumpit, gjatë udhëtimit, ku Zelensky do të mbajë fjalim  në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën.

Zelensky ka thënë se nëse plani mbështetet nga Perëndimi, ai do të ketë një ndikim të gjerë në Moskë, duke përfshirë atë psikologjik që mund të ndihmojë në detyrimin e presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në mënyrë diplomatike, raporton Reuters.

“Plani i Fitores parashikon hapa të shpejtë dhe konkretë nga partnerët tanë strategjikë – nga tani deri në fund të dhjetorit”, iu tha ai gazetarëve të premten.

Ai shtoi se plani do të veprojë si një “urë” për një samit të dytë të udhëhequr nga Ukraina mbi paqen që Kievi dëshiron të mbajë dhe të ftojë Rusinë në fund të këtij viti.