Lajme

Vdes motra e madhe e Adem Jasharit

09/23/2024 08:33
nga:N K

Hava Jashari, motra e madhe e komandantit legjendar Adem Jasharit, ka vdekur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me anë të një njoftimi në ‘Facebook’.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot”, ka shkruar Jashari.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”.

Jashari ka bërë të ditur se ceremonia mortore e së ndjerës do të mbahet sot nga ora 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc të Skenderajt.