Lajme

“Njëri nga Deçani e tjetri nga Shkodra” – Pacolli takohet me dy policë shqiptarë në New York

09/22/2024 21:15
nga:G B

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka publikuar në Facebook një fotografi nga takimi me dy policë shqiptarë në New York, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se njëri ishte nga Deçani e tjetri nga Shkodra, derisa thotë se ishte krenari e kënaqësi takimi me ta.

Postimi i tij i plotë:

Ishte një kënaqësi dhe krenari e veçantë të shihja që në rrugët e New Yorkut ndalet një makinë e policisë që patrullonte nëpër Park Avenue dhe nga makina dalin dy policë duke më thirrur në emër e duke më përshëndetur me një ngrohtësi patriotike. Njëri ishte nga Deqani e tjetri nga Shkodra.

Sa moment i bukur!