Lajme

Gjendet i vdekur pranë përroit, 70-vjeçari në Elbasan

09/22/2024 15:13
nga:G B

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën pranë një përroi në fshatin Bërsnik të Elbasanit.

Policia bën me dije se shtetasi në fjalë me inicialet S.H. është larguar nga banesa një ditë më parë, rreth orës 13:00, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv..

Grupi hetimor ka mundur të konstatojë edhe nga këqyrja paraprake se në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.

Materialet i kaluan Prokurorisë për ngjarje aksidentale.