Lajme

Shembet ndërtesa në Itali, vdesin dy fëmijë

09/22/2024 13:48
nga:G C

Një ndërtesë dykatëshe u shemb në provincën jugore italiane të Napolit herët të dielën, duke vrarë vëlla e motër.

Në këtë incident, kanë mbetur të bllokuar nëna e tyre dhe një grua të moshuar, thanë zjarrfikësit italianë.

Në kanalin e tyre zyrtar Telegram, zjarrfikësit thanë se një shpërthim gazi ka të ngjarë të ketë shkaktuar shembjen, raporton Associated Press.

Ekipet e shpëtimit në qytetin e Savianos gjetën trupat e një djali 6-vjeçar dhe një vajze 4-vjeçare, duke thënë se babai dhe vëllai i tyre i porsalindur u gjetën të gjallë.