Sporti

“Djalin e kujt në FFK duhet me marr në ekip për të pasur suksese” – kryetari i Feronikelit 74, Erlind Krasniqi me akuza të rënda pas humbjes nga Suhareka

09/21/2024 18:35
nga:E K

Feronikeli 74 u mposht sot nga Suhareka me rezultat 2-0.

Dy golat e Mevlan Zekës vulosën epilogun e këtij takimit, teksa polemika të shumta pati te goli i parë ku u akordua penallti në të mirë të Suharekës, shkruan GazetaBlic Sport.

Pikërisht për këtë reagoi pas humbjes kryetari i Feronikelit 74, Erlind Krasniqi duke ironizuar në statusin e tij “djalin e kujt në FFK duhet me marr në ekip për të pasur suksese”.

Ja reagimi i plotë:

“E njëjta çorbë” edhe sivjet, veq më e “tharbtë”
Sezonin e kaluar u munduan të na nxjerrin nga liga duke mos kursyer asgjë nga mekanizmat në dispozicion, ndërsa synimi po vazhdon edhe tani, por ne nje nivel tjeter edhe me shqetesues; duke mos e shfytëzuar apo duke mos u konsultuar as me mjetin e futbollit modern, VAR’in, i cili është në sherbim të ndarjes së drejtësisë ne fushën e gjelbert.
Skandaloze ishte sot akordimi i penalltisë ne favor të klubit të Suharekes. Madje 11 metershin nuk e priste as lojtari suharekas duke e ditur mire se aty nuk ndodhi asnje kontakt fizik mes lojtaresh (shih videon e bashkangjiur)
Krejt kjo mbase e ka nje pyetje te drejte: djalin e kujt në FFK duhet me marr në ekip për të pasur suksese?
Ju kërkoj falje tifozëve për këto rezultate, por situata reale është kjo që e shihni edhe ju.
Dhe si rrjedhoj natyrisht se ka pak tifozë në tribuna sepse dallaveret janë të mëdha!”, ka shkruar ai në Facebook.

/GazetaBlic Sport/