Sporti

Dy të lënduar në përleshjen e tifozëve të Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë, pesë persona arrestohen nga policia

09/21/2024 18:07
nga:E K

Vushtrria arriti fitore me rezultat 1-3 ndaj Fushë Kosovës.

Në duelin e sotëm pati përleshje mes tifozëve duke bërë që dy prej tyre të lëndohen teksa pesë të tjerë janë të arrestuar, transmeton GazetaBlic Sport.

Ky duel u karakterizua edhe me një tjetër rast të veçantë, aty ku në pjesën e parë u dhanë hiç më pak se 30 minuta shtesë.

“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre.Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin.Deri tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar”, ka konfirmuar Policia e Kosovës për GazetaBlic Sport.

/GazetaBlic Sport/