Lajme

Aksident mes dy veturave në Tiranë, lëndohen tre persona

09/20/2024 21:39
nga:Y I

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në Qafë Murriz të Tiranës.

Policia ka njoftuar se nga ky aksident të lënduar kanë mbetur tre persona.

Bëhet e ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan Abcnews.

“Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, ka njoftuar tutje policia.