Sporti

FIBA nuk lejon përballje Kosovë – Serbi, ndryshohet grupi i Kosovës në eSports

09/20/2024 18:42
nga:E K

Kosova e Serbia nuk do të jenë në të njëjtin grup në “eSports Basketball eFIBA”.

Sot FIBA ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës që grupi ynë për fazën e para-kualifikueseve të Kampionatit Botëror në eSports Basketboll eFIBA season 3 ka ndryshuar, për shkak që të mos jemi në grupin e njëjtë me Serbinë.

Kosova tash do të jetë pjesë e Grupit A, bashkë me ekipet kombëtare të Francës, Britanisë së madhe, Italisë, Zvicrës, Suedisë dhe Greqisë.

Ndeshjet do te luhen me datë 8 dhe 10 tetor 2024. Pesë nga këto shtatë ekipe kombëtare do të kualifikohen për fazën e dytë të kampionatit, kualifikueset regjionale.