Lajme

Dejona Mihali merret në pyetje në Prokurorinë Speciale, dyshohet për lidhje me tenderë milionësh

09/20/2024 10:10
nga:Sh R

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është paraqitur në Prokurorinë Speciale të premten.

Ajo do të merret në pyetje për dy raste të korrupsionit, raporton Paparaci.

Mihali, konkretisht është ftuar të merret në pyetje për rastet e ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe kryeshefit aktual të “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka. Të dy këto raste janë nën hetim nga Specialja.

Burime të Paparacit kanë thënë se Mihali ka dijeni për tenderët milionësh në KEK për të cilët është nën hetim Nagip Krasniqi, si dhe për rastin e keqpërdorimit të detyrës për të cilin po hetohet Faruk Mujka.