Sporti

Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelare në Ligën e Kampionëve

09/19/2024 23:02
nga:E K

Xhiro e parë e formatit të ri të Ligës së Kampionëve ka përfunduar sot.

Leverkuseni mposhti thellë Feyenoordin me rezultat 0-4, Benfica fitoi minimalisht ndaj Crvena Zvesdas në dy takimet që nisën nga ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Barcelona e nisi me humbje sezonin e ri të Champions League pasi u mposht në transfertë nga Monaco 1-2, teksa skuadra tjetër spanjolle, Atletico Madrid fitoi ndaj Leipzig me rezultat 2-1.

Arsenal nuk arriti më shumë se një pikë ndaj Atalantas pasi ndeshja u mbyll pa gola në Bergamo të Italisë, kurse Brest fitoi 2-1 ndaj Sturm Graz.

Kjo është gjendja tabelare pas xhiros së parë: