Sporti

Inzaghi i lumtur me barazimin ndaj Manchester City

09/18/2024 23:43
nga:Mergim Rreci

Simone Inzaghi është deklaruar pas barazimit në ndeshjen ndaj Manchester City.

“Djemtë bënë shumë mirë, ne e dinim cilësinë e kundërshtarëve tanë, por ne punuam mirë dhe mund t’i kishim shënuar në disa situata,” tha Inzaghi për Amazon Prime Video Italia dhe Sky Sport Italia.

“Ne vuajtëm pak më shumë në pjesën e dytë, por ato raste Darmian dhe Mkhitaryan mund të kishin kaluar. I përgëzova djemtë, tani ne ecim përpara, jam i lumtur për rezultatin”, përfundoi ai.