Sporti

Zyrtare: Pioli trajneri i ri i Al Nassr

09/18/2024 18:29
nga:Lorik J

Trajneri 58-vjeçar italian, Stefano Pioli, është trajner i ri i Al Nassr në Arabinë Saudite.

58-vjeçari e ka kaluar të gjithë karrierën e tij si lojtar dhe trajner në Itali, dhe së fundmi ishte në krye të Milanit.

“Mirëpresim Stefano Piolin si trajnerin tonë të ri”, shkruan Al Nassr në rrjetin social, Twitter.

Pioli u zëvendësua në Milan nga Paulo Fonseca, dhe tani do të bëhet bosi i 39-vjeçarit Cristiano Ronaldo në skuadrën Saudite.

/GazetaBlic Sport