Lajme

​KQZ vendos për logon e re të institucionit

09/18/2024 15:42
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mërkurën për logon e re të institucionit.

Arianit Elshani nga Këshilli për Operacione Zgjedhore, anëtarë nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se është një ndryshim i vogël teknik i cili nevojitet për çështje të fletushkave, broshurave dhe çështje të tjera posterave që krijohen nga KQZ.

“Është një ndryshim i vogël teknik, i cili na nevojitet për çështje të fletushkave, broshurave dhe çështje të tjera posterave që krijohen nga KQZ. Kjo përmbush kërkesën e Këshillit për Operacione Zgjedhore”, ka thënë ai. /KP/