Lajme

Haradinaj e nis ditën me vrap në Gërmi

09/18/2024 11:09
nga:G B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpërndarë një fotografi ku ai shihet duke vrapuar në parkun e Gërmisë.

Përmes këtij postimi në Facebook, ai zgjodhi t’u thotë mirëmëngjesi ndjekësve të tij.

“Mirëmëngjesi nga Gërmia!”, shkroi ai.

Sporti dhe aktivitetet në natyrë zënë një vend të veçantë në jetën e kreut të AAK-së.