Lajme

Të paktën 20 të vrarë sot në të gjithë Gazën

09/17/2024 23:59
nga:G C

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmud Bassal ka thënë se të paktën 12 persona janë vrarë në tre sulme të veçanta në pjesën veriore të Gazës.

Sipas tij, edhe shtatë persona kanë humbur jetën në dy sulme të veçanta në zonën qendrore të Gazës.

“Edhe trupi i një personi është nxjerrë nga Rafah, në jug të Gazës”, ka thënë ai.

Bassal gjithashtu tha se ka disa të plagosur në të gjithë Rripin e Gazës, duke mos dhënë kështu shifra të sakta.