Sporti

Liverpooli me lehtësi e mposht Milanin në San Siro!

09/17/2024 23:09
nga:Lorik J

Liverpooli e ka nënshtruar Milanin në “San Siro”, duke e mposhtur me rezultat 3-1 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë me të filluar ndeshjen arritën të marrin epërsinë pas një aksioni model.

Alvaro Morata bukur asistoi te Cristian Pulisic i cili mori topin dhe me një vrapim nga gjysma e fushës doli i vetëm me Alisson duke shënuar për 1-0.

Por Liverpooli nuk u ndal dhe arriti fillimisht të barazojë rezultatin. Zhillohej minuta e 23-të, kur Ibrahima Konate shënoi pas asistimit të Trent Alexander-Arnold.

Pas pak mbyllur pjesa e parë, Virgil van Dijk në minutën e 41-të, shënoi me kokë, duke zënë në befasi mbrojtësi e Milanit për 2-1.

Me të filluar pjesa e dytë, Liverpoolit është falë një super paraqitje nga Cody Gakpo, shtoi epërsinë, ku holandezi asistoi te Dominik Szoboszlai që shënoi për 3-1 në minutën e 67-të.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Liverpooli iu gëzua fitores së parë në sistemin e ri të Ligës së Kampionëve.