Lajme

Serwer: Kosova me kërkesa të arsyeshme ndaj Serbisë

09/17/2024 20:27
nga:Y I

Analisti amerikan Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, i ka cilësuar të arsyeshme kushtet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj shtetit serb.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është pyetur për masave të propozuara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti ka thënë se thënë se së pari duhet folur për tri kushtet që i ka propozuar ai për Serbinë, e që sipas tij janë paqësore e racionale.

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë që janë paqësore e racionale, e para është dorëzimi i Milan Radoiçiqit, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së Brnabiqit që thotë se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën e as nuk e respekton integritetin territorial”, u shpreh Kurti.

Kërkesat e Kurtit, profesori amerikan Daniel Serwer tha se janë të arsyeshme.

“Dy prej tyre kërkojnë vetëm një nënshkrim. E para kërkon dorëzimin e një krimineli, të paktën disa nga krimet e të cilit (të pranuara nga vetë ai) janë kryer brenda Kosovës. Të gjitha këto kërkesa do të kërkonin që Aleksandar Vuçiq të pranonte sovranitetin e Kosovës. Ai nuk do t’i pranojë këto”, ka shkruar Serwer në “X”.