Sporti

Rodri: Dua më të mirën nga vetja, do jetë e vështirë ndaj Interit

09/17/2024 18:09
nga:Lorik J

Ylli i Manchester Cityt dhe kandidati për Topin e Artë, Rodri refuzoi t’i kundërpërgjigjet Hakan Calhanoglu, i cili e shpalli veten mesfushori më i mirë në botë disa muaj më parë.

Megjithatë, spanjolli është i bindur se Interi do të jetë i vështirë për t’u mposhtur: “Ne e dimë se si mbrohen skuadrat italiane”.

“Çfarë mund të them? Ky është mendimi i tij dhe e respektoj”, iu përgjigj Rodri fjalëve të Calhanoglu.

“Unë nuk jam këtu për të gjykuar se kush është më i miri dhe kush jo. Unë mendoj se ju jeni një profesionist në analizimin e këtyre gjërave. Unë thjesht dua të jem versioni më i mirë i vetes. Mendoj se ai është një lojtar i madh. Nuk dua të them se kush është më i mirë”, ka shtuar Rodri.

Të mërkurën mbrëma, Manchester City do të mirëpresë Interin në “Etihad” për Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic Sport