Lajme

Abdixhiku deklaroi se LDK-ja do të dalë fituese në zgjedhje- Ja çfarë thotë ish-deputeti i kësaj partie!

09/17/2024 17:35
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar sot pamje nga takimi i mbajtur mbrëmë në Komunën e Lipjanit.

Në fjalimin e tij në këtë tubim, ai ka thënë se LDK është ngritur në këmbë dhe se është e pandalshme, është fituese.

Në lidhje me deklaratën e dhënë nga Abdixhiku ka folur për “Gazeta Blic”, ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

Rugova tha se nuk mund të jepet një parashikim rreth rezultatit final nga vetëm një tubim elektoral.

“Tani sa ka filluar parafushata dhe subjektet politike kane shtuar dinamiken. Prognozat per rezultatin final bazuar nga nje tubim elektoral ne nje komune te vogel te Kosoves nuk jane kriter. Uroj qe LDK te unifikohet, mobilizohet dhe te del e para ne zgjedhjet e ardhshme” tha Rugova në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

Naser Rugova, Ish-deputet i LDK!

Abdixhiku në fjalën e tij gjatë këtij tubimi ka deklaruar se ‘LDK-ja është ngritur në këmbë dhe do të jetë fituese’

“Kushtrimi ka rënë në Lipjan, LDK është ngritur në këmbë tashmë. Dhe, siç e dini ju, kur LDK ngrihet në këmbë, kur elektorati rugovist bëhet një, s’ka asgjë që na ndanë. Jemi të pandalshëm. Jemi fitues. Jemi kampion edhe ne sikurse ju”, ka thënë Abdishiku raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku në Lipjan: LDK është ngritur në këmbë tashmë, jemi të pandalshëm, jemi fitues