Sporti

Jasir Asani fantastik, shënon tre gola dhe një asistim

09/17/2024 14:26
nga:Mergim Rreci

Jasir Asani ditën e sotme nuk ka të ndalur.

29-vjeçari ndaj Yakohama ka arritur të shënojë edhe golin e 3-të personal dhe të 7-tin për ekipin e tij, takim i vlefshëm për AFC Champions League.

Sumlmuesi i Kombëtares së Shqipërisë shënoi një tjetër gol karakteristik të tij, duke ngritur në këmbë të gjithë të pranishmit në stadium. Por Asani në këtë sfidë nuk u mjaftua vetëm me tripletën, pasi dhuroi edhe një asist fantastik për shokët e skuadrës.