Lajme

Arrestohet një grua në Prishtinë, dyshohet se shantazhoi një burrë me publikimin e fotove

09/17/2024 08:54
nga:Sh R

Një grua është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka shantazhuar një burrë, duke i kërkuar një shumë të madhe parash me kërcënimin për publikimin e disa fotografive të tij.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në muajin prill, ndërsa e dyshuara u arrestua më 16 shtator pas një hetimi nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit zyrtar, incidenti ka ndodhur më 4 prill 2024 në rrugën “UÇK” të Prishtinës.

Viktima, një burrë kosovar, u kërcënua nga e dyshuara, e cila i kërkoi para në këmbim të mospublikimit të fotove komprometuese.

Përmes këtij shantazhi, e dyshuara arriti të sigurojë një shumë të konsiderueshme parash nga viktima.

“SHANTAZH. Rr. UÇK, Prishtinë 04.04.2024 – 20:00. Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte shantazhuar viktimën mashkull kosovar se do ‘ti publikonte disa foto të tij. Përmes shantazhit e dyshuara ka arrit që të marr nga viktima një shumë të madhe parash”, thuhet në njoftim të plotë.

Pas arrestimit, gruaja është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.