Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj nesër do të mbajë konferencë për media, raporton GazetaBlic.
Përmes njoftimit të fundit thuhet se, kjo konferencë vjen për ta prezantuar aderimin më të ri në këtë parti.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj mban të martën (17.09.2024) konferencë për media!
NISMA-së po i bashkohen figura të rëndësishme, me këtë rast ju ftojmë të merrni pjesë në prezendimin e aderimit më të ri në NISMA.
Konferenca mbahet në selinë qendrore të Nismës në ora 14:00.
Ftohen mediet ta përcjellin këtë konferencë!