Lajme

Abdixhiku: LDK-ja është ngritur në këmbë, më 9 shkurt, rrugën e bëjmë bashkë

09/16/2024 22:26
nga:G C

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja është ngritur në këmbë gjatë takimit me qytetarët e komunës së Lipjanit.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se me 9 shkurt “rrugën e bëjmë bashkë”.

“LDK është ngritur tashmë në këmbë! Tubim i jashtëzakonshëm e plot entuziazëm, me mbi një mijë qytetarë në Lipjan. Më 9 shkurt, rrugën e bëjmë bashkë!Për Kosovën dhe të ardhmen që e meritojmë”, ka shkruar Abdixhiku.