Sporti

Morata: Milan – Liverpool mund të jetë finalja, por është vetëm ndeshja e parë!

09/16/2024 18:42
nga:Lorik J

Sulmuesi i Milanit, Alvaro Morata, mezi pret përballjen me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve dhe ka pohuar se ndeshja mes “Reds” dhe Rossonerëve në San Siro mund të jetë një “finale e Champions League”.

AC Milan pret Liverpoolin në San Siro në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve 2024-25 të martën.

“Unë kam ëndërruar për ndeshje të tilla që kur jam bashkuar me klubin. AC Milan – Liverpool mund të jetë finalja, por është vetëm ndeshja e parë. Ne duam t’i bëjmë tifozët tanë krenarë. Mezi presim ta luajmë këtë lojë,” tha Morata.

Morata hyri si zëvendësues në pjesën e dytë kundër Venezias të dielën pas rikuperimit nga lëndimi, por pritet të luajë kundër Liverpool nesër.

“Liga e Kampionëve është e ndryshme nga çdo gjë tjetër”, tha ai.

“Është e vërtetë që ne duhej të fitonim për t’u përgatitur për këtë lojë, por në Ligën e Kampionëve nuk ka rëndësi se si arrin një lojë. Skuadrat më të mira në Evropë janë atje. Të gjithë e dinë se sa e rëndësishme është Liga e Kampionëve”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport