Sporti

Real Madrid ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Ferland Mendy

09/16/2024 16:17
nga:Lorik J

Real Madrid ka arritur një marrëveshje për të vazhduar kontratën e Ferland Mendy deri në verën e vitit 2027, thonë burime të shumta të mediave spanjolle.

Sipas Fabrizio Romano, marrëveshja është vulosur me një njoftim që pritet në orët ose ditët në vijim.

Jose Felix i Marca raporton se Carlo Ancelotti luajti një rol të madh në marrëveshjen e re të Mendy, pasi ai i kërkoi klubit të mbante lojtarin.

Mendy ka qenë titullar i rregullt për Real Madridin këtë sezon. Ai humbi vetëm një ndeshje për shkak të pezullimit me karton të kuq.

/GazetaBlic Sport