Sporti

“Një fillim i ri” – UEFA publikon videon hapëse të formatit të ri të Champions League

09/16/2024 11:29
nga:E K

Liga e Kampionëve tashmë ka ndryshuar formatin e garës.

Kompeticioni më i madh i klubeve në Europë nuk do të strukturohet më në grupe ashtu siç ishte formati deri në edicionin e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.

Faza e parë e këtij formati do të jetë në formë të ligës me skuadrat që do të luajnë nga tetë ndeshje dhe do të grumbullojnë pikët me anë të cilave do të kalojnë tutje automatiksht me play off ose do të eliminohen komplet nga gara.

Për këtë format, UEFA ka publikuar edhe videon e re promo të edicionit 2024/25.

Ja video: