Sporti

Nuk i përballoi kritikat, lojtari i Tottenham mbyll rrjetet sociale

09/16/2024 09:00
nga:E K

Sulmuesi i Tottenhamit, Brennan Johnson, nuk i duroi dot kritikat nga fansat në rrjetet sociale dhe çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram.

Reprezentuesi i Uellsit është kritikuar nga mbështetësit e Spurs në muajt e fundit për paraqitjet e tij në fushë, transmeton GazetaBlic Sport.

Johnson u soll në Tottenham në verën e vitit 2023 nga Nottingham Forest për 55 milionë euro. Ai nuk ka shënuar asnjë gol që nga fillimi i sezonit.

/GazetaBlic Sport.