Lajme

Aksident me vdekje në Fushë-Arrëz

09/11/2024 09:01
nga:Y I

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30, në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”.

Policia njofton se një 40 vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën 40-vjeçari me iniciale Sh. Ll., shkruan A2.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.