Lajme

Arrestohet në veri politikani serb Aleksandar Arsenjeviq

09/10/2024 14:55
nga:Y I

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenjevic.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë për Gazeta Blic se Arsenjevic dhe një person tjetër janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Në media po raportohet se ai u arrestua pasi i fishkëlloi kryeministrit Albin Kurti.

Pamje nga momenti i arrestimit.