A do ta bëjë Vjosa Osmani lëvizjen e njëjtë me VV’në, ashtu siç dikur e bëri me LDK-në? Në lidhje me këtë çështje, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike thotë se, Osmani nuk do të jetë në gjendje të bëjë diçka të tillë.
Rugova në një përgjigje për GazetaBlic thekson se, kur Osmani ishte në LDK, kishte në mbështetje komplet atë parti.
“Kur Vjosa Osmani e bëri atë lëvizje politike dhe kaloi në një kamp tjetër ideologjik, ishin rrethana të tjera dhe ambient më ndryshe në spektrin politik në Kosovë. Ajo kishte në mbështetje komplet brendin e LDK-së. Formoi subjekt politik, hyri nën ombrellën e VV, tani ai subjekt me peshë minore, aktualisht udhëhiqet nga dy bashkëpuntorë të ngushtë të Osmanit, me të cilët nuk komunikon, por janë aleatë të ngushtë të Kurtit”, tha Rugova
“Kushtetuta i pamundëson asaj që të ushtrojë aktivitet politik, prandaj skenarët e tilla sa i takon influencës në elektoratin e VV-së, do jenë minore”, shton tutje ai.
Sipas Rugovës, fati politik i Vjosa Osmanit është nën mëshirën e Albin Kurtit.
“Ajo ka lartësuar shumë Kurtin, tani flet ndryshe, ku janë parimet dhe morali politik? Aktualisht fati i saj politik, prap është nën mëshirën e Kurtit. Njerëzit në Kosovë, kanë memorie dhe nuk harrojnë”, tha ai për GazetaBlic.
Flasin nga NISMA: Vjosa Osmani mund ta dëmtojë elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme


